Pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për ndryshime të shumta të kabinetit të tij qeverisës, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar edhe disa prej emrave të rinj në kabinetin qeverisës.

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin është një ministri që rikthehet pas disa kohësh në kabinetin e qeverisë Rama, ku Presidenti Meta a dekretuar në këtë detyrë Elisa Spiropalin.

Dy ministrat e tjerë që kanë marrë beikimin e Presidentit deri më tani janë Eduard Shalsi, emërohet ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes si dhe Blendi Çuçi, emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë Presidenti Meta ka dekretuar edhe Erion Braçen si Zv/kryeministër.

Më poshtë vendimet:
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Erion Braçe, Zëvendëskryeministër
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6171 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 15 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:
Neni 1
Zoti Erion Braçe, emërohet Zëvendëskryeministër.
Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Meta dekreton një ndryshim në dekretin nr. 10604 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”

DEKRET PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:
Neni 1
Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, pas pikës 15, shtohet pika 16 me këtë përmbajtje:

16. Zonja Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6179 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 21 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:
Neni 1
Zoti Blendi Çuçi, emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6175 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 22 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:
Neni 1
Zoti Eduard Shalsi, emërohet ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA