Diego Armando Maradona i ka shqetësuar të gjithë orët e fundit. “El Pibe De oro” që dy ditë më parë u raportua në media si i paarritshëm, është shtruar në një spital të Buenos Airesit për shkak të një hemorragjie gastrike që u kap pas një kontrolli rutinë.

Gjithsesi duket së situata nuk ishte shumë problematike për “El Pibe De oro” që doli nga spitali, me 58 vjeçarin që nuk harroi të japë edhe mesazhin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

‘Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese-shkruante Maradona në postimin e tij-më vjen keq që u shqetësuat pa asnjë motiv. Dua t;ju them se nuk ndodhi asgjë, jam mirë’.

Maradona u shtrua në klinikën Olivos dhe hemoragjia ishte si shkak i një prej 2 bypassëve që Maradona kreu në të kaluarën. 58 vjecari, ashtu sic bën të ditur edhe avokati i tij shumë shpejt do të kthehet të drejtojë Dorados duke konfirmuar edhe qëndrimin e trajnerit deri në fund të sezonit

Top Channel