LIVE Shqipëri-Bjellorusi/ Kuqezinjtë godasin shtyllën me Manajn, miqtë gabojnë shansin e artë përballë Berishës (VIDEO) 26/09 21:38
Barcelona ka mposhtur konkurrencën me Interin dhe Juventusin, duke bindur të transferohet në Katalunjë, mbrojtësin e Touluzës, Jean Clair Todibo.
Talenti 19-vjeçar francez ka spikatur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe menjëherë zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.
Por siç raportojnë mediat spanjolle, kanë qenë drejtuesit e Barcelonës ata që kanë bindur futbollistin, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare.
Mësohet se në marrëveshje është parashikuar që futbollisti të mbetet te Touluze deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar skuadrës së Valverdes vetëm në muajin qershor.
Top Channel