Pas dështimit të mbulimit të shërbimit shëndetësor me mjekë me bonus në zona të largëta ku ka mungesa të theksuara mjekësh specialiste edhe mbulimi nëpërmjet patronazhimit nuk funksionon.

Pasi e kanë bërë pothuajse për një vit, ku mjekë nga Tiranë shkonin të ofronin shërbim për disa ditë në maternitetin e Burrelit pr lindjet e planifikuara, ekipet e mjekeve gjinekologe obstetër të thonë se shërbimi nuk mund të mbulohet në këtë formë.

Ata i janë drejtuar këto dite me një letër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku i thonë se do të formojnë atje vetëm shërbim ambulator dhe nuk do të presin më lindje.

Përveç kësaj ekipi i mjekëve që ka firmosur këtë letër i bën me dije ministres së Shëndetësisë se kushtet në maternitetin e Burrelit janë përtej normales.

Salla e operacionit nuk ofron siguri pasi mungojnë instrumentet e nevojshme për lindje. Mungon gjaku për t’i ardhur në ndihmë nënës në rast nevoje.

Mungon ngrohja e në maternitete çka rrezikon jetën e bebes dhe të nënës. Për të gjitha këto, raste fataliteti mjekët janë të riskuar nga Kodi Penal.

Ndaj duke i parashtruar të gjitha mangësitë mjeket i bëjnë me dije ministres Manastirliu se shërbimi shëndetësor nuk mund të mbulohet më nëpërmjet patronazhimit, por paralelisht me krijimin kushteve në maternitetin e Burrelit të gjejë mënyrat dhe të punësojë mjekë obsteter gjinekolog atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA