Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Unazës së Re. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar, pasi vetëm në këtë mënyrë do të largojnë farën komuniste njëherë e përgjithmonë.
‘Jam i bindur se të bashkuar do të mundim njëherë e mirë klikën mafioze të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Dje ka pasur presione nga policia dhe civilë, të cilet kanë ardhur të provokojnë protestuesit.
I themi qeverisë se asnjë provokim nuk do të tolerohet. Pse nuk është në burg, Rama, Veliaj, Qendro dhe Mond Bego, por është Danieli. Kjo sepse kemi të bëjmë me një qeveri të korruptuar. Të bashkuar do të largojmë njëherë e mirë farën komuniste të Edi Ramës’, deklaroi Balliu.
Top Channel