Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, për shkak të financimit të kërkuar nga presidenti Trump për murin në kufirin me Meksikën, ka hyrë në ditën e 13 të saj.

Krerët demokratë dhe republikanë dështuan të kapërcenin ngërçin, pasi u ftuan në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në të cilat mësohet se zyrtarët e administratës “Trump” kanë vijuar të këmbëngulin për murin.

Demokratët ruajnë pozicionin e tyre, ndërsa presidenti Trump ka bërë të qartë se ai nuk do të heqë dorë nga kërkesa për financimin e projektit 5 miliardë dollarësh.

Ngërçi ndërkohë ka bërë që me qindra e mijëra punonjës federalë të vazhdojnë të mbajnë pezull frymën, duke punuar pa pagë apo me pushime të detyruara dhe të papaguara në shtëpi.

Rreth një e katërta e qeverisë federale nuk ka fonde, gjë që prek 9 departamente dhe rreth 800 mijë punonjës. Vende publike, mes tyre edhe atraksionet kryesore turistike, u janë drejtuar fondeve të emergjencave.

Në Uashington DC, rreth 20 muzeume kanë mbyllur dyert, e të njëjtën gjë ka bërë edhe Kopshti Zoologjik i qytetit, pavarësisht se kujdesi për kafshët vazhdon. Parqet kombëtare ndërkohë kanë qëndruar të hapura, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në mbylljet e mëparshme të qeverisë, me vullnetarët që janë hedhur në ndihmë.

Sidoqoftë, shërbimet kanë qenë të reduktuara. Mbeturinat janë mbledhur në pirgje dhe zonat e kampingut janë mbyllur për shkak të mungesës së shërbimeve të pastrimit. Edhe sistemi i gjykatave është prekur po ashtu, ndërsa laboratorët shkencorë nuk bëjnë më eksperimente, duke vonuar projektet e kërkimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA