Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i konsideroi ndryshimet e sotme në qeveri nga kryeministri Edi Rama si një shndërrim të Partisë Socialiste në Partinë e Surrelit.

“Ky nuk është ndryshim qeverie, por por rënie qeverie nga skandalet”, deklaroi Kryemadhi në një dalje për mediat.

“Qeveria ra sepse ky (Rama) asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët, por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave. Në fakt, ky nuk është një ndryshim qeverie, por rënie qeverie. Qeveria ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 milionë euro. Po të ketë drejtësi, shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen. Rama harroi të thoshte sot para Partisë së Surrelit se qeveria duhet t’u shërbejë qytetarëve të saj, popullit të saj. Rama sot ndërroi disa pjesë të lavatriçes së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë”, shtoi Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA