Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të enjteje, në lagjen Nr. 9 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar 4 të lënduar.
Gjendja e tyre gjithsesi paraqitet jashtë rrezikut për jetën, teksa u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur automjeti tip Benz ka qenë i ndaluar pranë një karburanti, e nga dyshimet paraprake të policisë thuhet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi. Zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit.
Ka qenë pikërisht shtetasja V.D., e cila shoqërohej nga një mikeshë J.O. dhe një shtetas F.D., që mbetën të lënduar, sikurse edhe punonjësi i karburantit, D.M.
Një grup hetimor ndërkohë po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Top Channel