Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku.
Padia është bërë për shkelje me lejet e ndërtimit kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.
Po kështu, Veliaj ka paditur për shpifje si kryetarin e PD, ashtu edhe deputeten, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra nga çifti Basha-Tabaku lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re.
Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.
Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e çiftit Basha-Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë.
Top Channel