Lirohet babai i pikëlluar për vrasjen e të birit, premton vijimin e protestave në Bosnjë

27/12/2018 00:43

Një baba i pikëlluar serbo-boshnjak, i cili u liruar nga paraburgimi të mërkurën, tha se do të vazhdojë të udhëheqë protestat që kërkojnë të vërtetën për vdekjen e djalit të tij, duke sfiduar ndalimin policor.

Policia në Republikën Autonome Serbe të Bosnjës arrestoi Davor Dragicevic dhe disa njerëz të tjerë të martën, përfshirë ish-gruan e tij dhe politikanët e opozitës, gjatë përleshjeve me policinë në një protestë në qytetin veriperëndimor të Banja Lukës.

Dragiceviç pohon se djali i tij 21-vjeçar, David, i cili u gjet i vdekur në një kodër në Banja Luka në mars, u rrëmbye, u torturua dhe u vra. Prokuroria përfundoi një hetim, por askush nuk u akuzua për këtë vrasje.

Grupi “Drejtësia për Davidin”, organizuar nga përkrahësit e Dragicevicit, fitoi përkrahës të Bosnjës të ndarë në baza etnike, duke u rritur në një lëvizje më të gjerë të qytetarëve të lodhur me korrupsionin dhe sundim të keq të ligjit.

Dragiceviç u arrestua të martën pasi nuk u paraqit për seancën pyetësore lidhur me kërcënimet që i kishte bërë ministrit të brendshëm të serbëve të Bosnjës.

Policia bastisi shtëpinë e tij në kërkim të armëve, por pasi nuk u gjet asnjë dëshmi, si Dragiceviç dhe një deputet rajonal parlamentar i cili u arrestua gjithashtu, u liruan të mërkurën.

Dragiceviç tha se protestat do të vazhdonin, madje edhe kur policia të pastronte sheshin qendror të qytetit ku mbështetësit e tij u mblodhën për nëntë muaj duke ndërtuar një memorial të improvizuar dhe riemëruar hapësirën “Sheshi i Davidit”.

“Davidi im do të ketë drejtësi dhe të gjithë në këtë vend do të kenë drejtësi,” tha ai. Por Ministri i Brendshëm i Republikës Serbe Dragan Lukac tha se policia do të parandalonte protestat të cilat nuk kanë lejen e autoriteteve.

“Nëse ai tenton të organizojë një mbledhje të paautorizuar, ai do të … të futet në konflikt me policinë dhe të sanksionohet,” tha Lukac në një konferencë shtypi.

Protestat në solidaritet me Dragiceviç janë planifikuar më vonë të mërkurën në disa qytete të Federatës Boshnjako-Kroate të Bosnjës, duke përfshirë kryeqytetin Sarajevë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA