Krushqi në politikë, djali i Finos martohet me vajzën e zyrtarit të LSI

27/12/2018 19:46

Djali i deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino, Redi i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me vajzën e anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gëzim Podgoricës, Edlira.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në profilin e tij në “Instagram”, foto nga momenti i celebrimit, i cili është mbajtur në ambientet e brendshme të bashkisë dhe çifti ishte bërë shumë elegant.

Redi kishte veshur një kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe papion, ndërsa Edlira një fustan nusërie të bardhë, model sirenë pas trupit.

“Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë!
I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës! Të trashëgohen!”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

Ndërkohë kujtojmë se çifti organizoi dasmën në 12 dhjetor, ndërsa sot celebruan zyrtarisht dashurinë e tyre.

Top Channel