Një bombë ka shpërthyer jashtë një kishe ne lagjen Kolonaqi të Athinës. Shpërthimi që u dëgjua në qendrën e kryeqytetit grek Athinë la të plagosur një efektiv policie, i cili ndodhej me detyre në zonë, si dhe një kalimtar.

Dëshmitarët thanë se mjeti shpërthyes ishte vendosur në një kuti metalike. Policia nuk jep ende detaje se cili ishte objektivi pasi në vendin e shpërthimit ndodhet një ndër kishat e mëdha të kryeqytetit grek, Shen Dhionisi ndërsa përballë saj një shkolle eksperimentale shtetërore, e cila këtë periudhë është e mbyllur për shkak të festave.

Në këtë zonë banojnë edhe disa ish-ministra dhe ish-kryeministra, si Kostas Simitis dhe Andonis Samaras dhe lideri i opozitës, Qiriakos Mitsotaqis.

Mendohet se autorë mund të jenë organizatat marksiste, por për shkak se shpërthimi ka ndodhur pranë kishës autoritetet duket se nuk po nxitohen të përcaktojnë objektin e kultit si shënjestër, një akt ky që po të vërtetohet është hera e parë që ndodh në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA