Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të martën se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale do të zgjaste derisa të plotësohet kërkesa e tij për fonde për të ndërtuar një mur në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës.
Qeveria e SHBA u mbyll pjesërisht të shtunën dhe ende nuk ka asnjë shenjë të përpjekjeve të prekshme për të rihapur agjencitë e mbyllura nga një bllokim politik mbi kërkesën e Trump për fondet e murit kufitar.
“Nuk mund t’ju them kur qeveria do të rihapet”, tha Trump, duke folur pas një konference video të Ditës së Krishtlindjeve me trupat e SHBA që shërbejnë jashtë vendit. “Mund t’ju them se nuk do të rihapet derisa të kemi një mur, një gardh, çfarëdo që ata do të dëshironin ta thërrasin. Unë do ta quaj atë çfarë të duan, por është e gjitha e njëjta gjë. Është një pengesë nga njerëzit që “derdhen” në vend dhe nga droga”.
Financimi për rreth një të katërtën e programeve federale, përfshirë departamentet e Sigurisë Kombëtare, Drejtësisë dhe Bujqësisë, skadoi në mesnatë të premten. Pa një marrëveshje për të thyer bllokimin, mbyllja ka gjasa të shtrihet në vitin e ri.
Ndërtimi i murit ishte një prej premtimeve më të përsëritura të fushatës së Trump, por demokratët kundërshtuan me forcë.
Top Channel