Një ngjarje aksidentale gjatë orarit të punës i ka marrë jetën një 35-vjeçari nga Patosi.

Policia e Fierit njofton se “rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasi Gentian Dervishi, 35 vjeç, punonjës i një firme kabllore”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka qenë duke punuar dhe ka rënë për shkak të tensionin të lartë të energjisë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA