“Top Talk” është fokusuar këtë të mërkurë tek ekonomia, ku pjesë e panelit ka qenë eksperti i ekonomisë, profesor Adrian Civici.
Një prej temave që diskutua në “Top Talk” ka qenë edhe zhvlerësimi i çuditshëm i euros gjatë 2018-s përballë lekut.
Sipas Civici nuk kemi të bëjmë me një forcim të monedhës shqiptare, por një zhvlerësim të euros në tregun shqiptar.
“Po të ishte një fenomen brenda Eurozonës, apo në arenën ndërkombëtare mund të shikohej si një politikë Bankës Qendrore të Eurozonës. Por kjo luhatje ka ndodhur në tregun e brendshëm. Mbi 90% e këtij efekti është një fenomen brenda tregut shqiptar. Kjo ka filluar si fenomen që pas 2015-s, por është theksuar kryesisht këtë vit, veçanërisht dy javët e fundit”, u shpreh Civici.
Më tej ai sqaron se ky fenomen në thelb tregon sasinë e madhe të eurove që ndodhen në Shqipëri, por që padyshim një pjsë të mirë të ndikimit kanë edhe paratë e pista që futen në Shqipëri.
“Në thelb kjo tregon sasinë e madhe të eurove që ndodhen në Shqipëri. Por ndikim kanë edhe e paratë e pista, të cilat përmes kanaleve të ndryshme vijnë në Shqipëri”, u shpreh Civici.
Por kjo luhatje kaq e madhe ka ndikim pozitiv, apo negativ në ekonomi?
“Në Shqipëri përdoren të dyja monedha dhe niveli i eurozimit vijon të jetë i lartë në vend, afro 30-40 % e tregut. Kjo bën që luhatja të mos sjeëë efekte 100% pozitive, apo 100% negative në ekonomi. Kemi njerëz që kanë marrë kredi në euro dhe tani paguajnë më pak, po kemi edhe kemi biznese që eksportojnë dhe të ardhurat e tyre ulen”, sqaron Civici.
Top Channel