Dy protagonistët e historisë së kohëve të fundit të Egjiptit u përballën me njëri-tjetrin në gjykatë të mërkurën, kur Hosni Mubarak dëshmoi për herë të parë kundër ish-presidentit të burgosur të Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi.
Mubarak, 90 vjeç, dha dëshmi për një orë e gjysmë në kompleksin e burgjeve të sigurisë së lartë në jug të Kajros, ku Mursi është ndaluar. Duke veshur një kostum të errët dhe duke përdorur një shkop ndihmës, ai u shoqërua në sallën e gjyqit nga dy djemtë e tij.
Mursi ishte veshur me uniforma të burgut dhe ishte ulur pas një xhami të trashë dhe kafazi metalik që ndodhej nga njëra anë e sallës së gjykimit, bashke me figura të tjera të Vëllazërisë që janë të pandehur në këtë rast.
Seanca ishte pjesë e një rigjykim në të cilin Mursi dhe të tjerët u akuzuan për orkestrimin e pushimeve të burgjeve dhe shkeljeve të kufirit lindor të Egjiptit gjatë kryengritjes që e rrëzoi Mubarakun nga pushteti në shkurt 2011.
Një Mubarak dukshëm i dobët, të cilit iu dha një karrige në vendin e dëshmitarit për shkak të moshës së tij, iu përgjigj dhjetëra pyetjeve nga gjyqtari, lidhur me zhvillimet e sigurisë, gjatë kryengritjes kundër sundimit të tij 30-vjeçar.
Duke folur në një zë të dobët, që gradualisht u bë më i fortë, ai herë pas here dukej i padurueshëm, duke thënë se ai nuk kishte asnjë informacion apo detaje.
I pyetur për infiltrimin e dyshuar nga militantët e huaj, ai tha se kreu i shërbimit të tij të zbulimit i kishte thënë më 29 janar 2011, se qindra njerëz kaluan kufirin e Egjiptit nga Rripi i Gazës për të mbështetur Vëllazërinë.
Por ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi rolin e grupeve militante, në mënyrë që të mos diskutonin mbi fshehtësitë shtetërore pa autorizim. “Unë dua leje për të folur për këtë, po kërkoj leje që të mos kryej një vepër penale”, tha ai.
Top Channel