Turqia është e vendosur të kalojë sa më shpejt në lindje të lumit Eufrat, në Sirinë veriore, citohet të ketë thënë të martën ministri i jashtëm i Ankarasë, duke sinjalizuar synimin e rinovuar për të nisur një fushatë ushtarake, të vonuar nga tërheqja e SHBA-ve.

Turqia tha këtë muaj se do të niste një operacion të ri ushtarak për të eliminuar milicinë kurde të YPG nga Siria veriore, por e shtynë këtë aksion, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se do të tërhiqnin trupat e tyre.

Ankara e konsideron YPG-në si terroriste dhe është zemëruar nga mbështetja e SHBA-së për grupin në luftën kundër Shtetit Islamik.

Vendimi i papritur i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat nga Siria, ka dorëzuar luftën kundër Shtetit Islamik te Turqia dhe i ka dhënë në mënyrë efektive Ankarasë dritën e gjelbër për të shtyrë në zonat e mbetura nën kontrollin e kurdëve në Siri veriore.

Mevlut Cavusoglu u tha gazetarëve në një konferencë për mediat vendase, se Turqia ka synuar të kalojë sa më shpejt në lindje të Eufratit, tha gazeta Hurriyet, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Erdogan dhe Trump kanë rënë dakord të bashkërendohen për të parandaluar një vakum të fuqisë dominuese në zonë, ndërsa Shtetet e Bashkuara tërhiqen, tha Turqia.

Të hënën, rebelët sirianë, të mbështetur nga Turqia, përforcuan zonën rreth qytetit të Manbij, e cila është e pushtuar nga luftëtarët kurdë, në përgatitje për tërheqjen e SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA