Skeptiku Trump, 7-vjeçarit: Vërtet beson te babagjyshi?

25/12/2018 12:30

Shtatëvjeçari Coleman ishte më të vërtetë në ankth, pasi nuk e dinte se ku ndodhej Babagjyshi mbrëmjen e Krishtlindjes.

Për të mësuar diçka më shumë, djaloshi amerikan telefonoi pranë Komandës të Mbrojtjes Hapësinore amerikano-veriore, “NORAD”, që gjurmon babagjyshin. Por, Coleman u habit jo pak, kur papritur ai foli jo me babagjyshin, por me vet presidentin Donald Trump.

Ky i fundit e pyeti: A beson ende te babagjyshi, sepse kur je 7 vjeç fillojnë dyshimet…apo jo?

Përgjigjja e djaloshit, sidoqoftë i vuri një buzëqeshje të madhe presidentit në fytyrë, që gëzueshëm u përgjigj: Oh, shumë mirë, uroj të kënaqësh shumë!

Presidenti dhe bashkëshortja e tij, tradicionalisht u përgjigjen disa prej telefonatave që bëhen në mbrëmjen e Krishtlindjes.

Për Zonjën e Parë, Melania Trump, kjo po bëhet një nga traditat e preferuara të saj. Familja e parë e Amerikës e anuloi udhëtimin drejt “Mar a Lago”-s, rezidencës dhe klubit të saj në Florida, në kuadër të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane, për ta kaluar Krishtlindjen në Shtëpinë e Bardhë.

Vet presidenti ka zgjedhur që t’iu përgjigjet telefonatave në Shtëpinë e Bardhë, herët në mëngjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA