Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi këtë të martë se, operacionet e ushtrisë izraelite për të lokalizuar dhe shkatërruar tunelet ndërkufitare të hapura nga libanezët e Hezbollahut janë drejt përfundimit.

Fjalët e tij, të dhëna gjatë një turi në kufirin verior me pjesëtarë të kabinetit të tij të sigurisë, vijnë vetëm një ditë pasi qeveria izraelite vendosi të zhvillonte zgjedhjet e parakohshme në muajin prill.

“Ushtria izraelite na ka informuar mbi veprimet e saj sa i përket neutralizimit të tuneleve, – tha Netanyahu. – Ky operacion është drejt përfundimit. Sigurisht që është bërë një punë e madhe këtu për t’iu mohuar militantëve të Hezbollahut të furnizohen me armë përmes këtyre tuneleve”.

“Këtu është investuar tej mase, por ne u kemi shkatërruar gjithçka atyre”, tha më tej ai, sipas fjalimit të publikuar nga zyra e tij.

Të premten, ushtria njoftoi se kishte hedhur në erë një tunel ndërkufitar të hapur nga Hezbollahu, nga ana e Libanit, i pari nga 4 të fundit që janë zbuluar dhe për të cilat është zotuar t’i shkatërrojë gjatë javëve të fundit.

Të dielën, Netanyahu tha se trupat ushtarake kishin mbyllur një tjetër “tunel të terroristëve” me çimento. Në fakt, zëdhënësja e ushtrisë nuk dha detaje për AFP-në, mbi statusin e dy tuneleve të tjera për të cilat kanë dijeni forcat izraelite.

Operacioni për të goditur këto tunele u nis më 4 dhjetor, e prej atëherë ushtria izraelite lokalizoi 4 kalime nëntokësore që ndihmonin terroristët të hynin në territorin izraelit.

Izraeli pretendon se Hezbollahu ka planifikuar përdorimin e këtyre tuneleve për të marrë peng, ose për të vrarë civilë apo ushtarë, e sigurisht për të “pushtuar” një pjesë të territorit izraelit në raste armiqësore, edhe pse thekson se asnjë prej tuneleve nuk ishte ende në kushte funksionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA