Dita e Krishtlindjes është ndoshta festa më e gëzuar e vitit ku të gjithë shkëmbejnë dhurata dhe urimet e tyre. Nuk bëjnë përjashtim në këtë pikë futbollistët, trajnerët apo skuadra të ndryshme, të cilat gjejnë mënyrat e tyre për të bërë këto urime për ditë sa më të gëzueshme.

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mancini preferoi rrjetin social Twitter për të bërë urimet e tij për një Krishtlindje sa më të lumtur.
Paris Saint Germain bëri urimin e tij për këtë festë që përfshin të gjithë botën.

Kampionët e Francës, në platformat e tyre publikuan një video ku në një moment shfaqet portieri Buffon në rolin e Babagjyshit të vitit të Ri.

Nuk mund të mungonte Diego Armando Maradona, që preferoi të bëjë urimet e tij duke publikuar në rrjetet sociale një video përmbledhëse me veprimet më spektakolare të tij, si për të kthyer admiruesit e tij prapa në kohë.

Bayerni i Mynihut gjen gjithnjë mënyra të këndshme për të bërë urimet për festat e fundvitit. Këtë radhë, skuadra kampione e Gjermanisë surprizoi fëmijët e Klubit të Bayernit duke i shoqëruar në interpretimin e një këngë.

Ai që del kundër rrymës në këtë pikë është Zlatan Ibrahimoviç, i cili në Instagram postoi foton e një xhuxhi jo dhe aq të edukuar, diçka që në fund të fundit edhe mund të pritej nga një personalitet si sulmuesi suedez.

Top Channel