Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh
Milani dhe Chelsea kanë nisur tratativat për një shkëmbim të mundshëm mes Higuainit dhe Moratës, negociata këto që padyshim kërkonin edhe miratimin e Juventusit, duke qenë se argjentinasi është ende në pronësi të “Zonjës së vjetër”.
Megjithatë, nga Torino vijnë me sa duket lajme të mira në lidhje me këtë çështje, pasi bardhezinjtë e miratojnë një lëvizje të tillë.
Arsyeja që Juventusi e sheh me sy të mirë këtë tratativë është për faktin se Chelsea e ka më të lehtë sesa Milani për të paguar shifrën prej 36 milionë eurosh për blerjen e Higuainit. Tani, ajo që do të bëjnë bardhezinjtë është të shohin sesi do të arrijnë akordin mes tyre, Leonardo dhe drejtuesit e klubit londinez.
Disponueshmëria e Juventusit për të lejuar kalimin e Higuainit te Chelsea bashkohet edhe me vullnetin e vet futbollistit, por edhe e atij të Chelseat, gjë që mund të lehtësojë gjithçka. Megjithatë ka disa pika që pengojnë arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje, për të cilat duhet gjetur zgjidhja e duhur.
Në këtë pikë, rrugët janë dy; ose shkëmbim në formë huazimi 6-mujor mes Higuainit dhe Moratës dhe pagesën e vlerës së kartonëve të tyre në qershor; ose kalimi i argjentinasit te Chelsea në formë huazimi, me “Blutë” që do të jenë të lirë për të vendosur nëse do ta blejnë apo jo, si dhe kalimi i Moratës te Milani për 18 muaj, gjithnjë në formën e huazimit.
Top Channel