Irani është i gatshëm t’i përgjigjet çdo veprimi armiqësor të SHBA-ve, por nuk e konsideron ardhjen e një aeroplan-mbajtëseje amerikane në Gjirin Persik javën e kaluar, si një kërcënim të rëndësishëm, tha një komandant i marinës iraniane të hënën.
Aeroplanmbajtësja “John C. Stennis” hyri në Gjirin Persik të premten, duke i dhënë fund një mungese të gjatë të transportuesve të avionëve amerikanë në rajon, ndërsa tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit vijojnë të rriten.
“Prania e kësaj lloj anijeje është e parëndësishme për ne”, citon Admirali Habibollah Sayyari nga agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA. “Ne nuk do të lejojmë që kjo luftanije të afrohet ujërat tona territoriale, në Gjirin Persik”, tha Sayyari.
Ai shtoi gjithashtu se marina amerikane u lejua të lundronte në ujërat ndërkombëtare pranë Iranit, ashtu si flota iraniane mund të lundronte në Oqeanin Atlantik pranë ujërave të Uashingtonit.
Sayyari tha se Irani ishte në gatishmëri për kërcënime të mundshme. “Ata nuk kanë guximin apo aftësinë për tentuar diçka kundër nesh. Kemi aftësi të mjaftueshme për të kundërshtuar veprimet e tyre dhe ne jemi përgatitur plotësisht për këtë”, deklaroi ai.
Top Channel