Në vigjilje të Krishtlindjes, Etna gjeti të papërgatitur banorët e provincës së Katanias duke i surprizuar ata me një shpërthim vullkanik.

Kësisoj është hapur një frakturë në kraterin juglindor dhe janë verifikuar disa shpërthime, që kanë bërë daljen nga maja të një kollone të dendur tymi.

  Etna “zgjohet” në vigjilje të Krishtlindjes, Siçilia “shkundet” nga 130 lëkundje (Foto/Video)

Në vetëm 3 orë janë regjistruar mbi 130 lëkundje toke, që filluan rreth orës 9 të së hënës. Më e forta e kaloi magnitudën 4 sipas shkallës Rihter, ndërkohë që edhe pasdite e gjatë orëve të natës ka pasur lëkundje të tjera toke.

Të hënën u mbyll Aeroporti i Katanias, por gjatë së martës fluturimet rinisën dhe u hapën të gjithë sektorët e hapësirës ajrore. Me pak probleme dhe vonesa, aeroporti u bë tërësisht funksional.

Mali Etna është vullkani më i lartë dhe më aktiv në Europë. Shpërthimet e tij janë relativisht të shpeshta sipas Institutit italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, e ka pasur një rritje graduale të aktivitetit të vullkanit gjatë muajit të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA