Emiratet e Bashkuara Arabe thanë të hënën princesha Sheikha Latifa bint Mohammed al-Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, ishte në shtëpi dhe jetonte me familjen e saj.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe të zbulojnë vendndodhjen dhe gjendjen e Sheikh Latifës, pas raporteve në mediat ndërkombëtare se ajo u kthye me forcë pasi u arratis nga shteti arab i Gjirit.

“Me kërkesë të familjes, më 15 dhjetor 2018, Mary Robinson, ish-Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe ish-Presidente e Irlandës, u takua me Lartmadhërinë e saj Sheikha Latifa në Dubai”, tha ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Fotot e shkrepura gjatë pasdites së kaluar së bashku, kanë qenë me pëlqimin e tyre. Gjatë vizitës së saj në Dubai, Mary Robinson u sigurua që H.H Sheikha Latifa po merr kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme që ajo kërkon”, thuhej më tej në deklaratën e ministrisë arabe.

Ministria tha se misioni i Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjenevë ndau deklaratën me Zyrën e Procedurave të Veçanta në Komisionerin e Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA