Pas një udhëtimi në tregun e Krishtlindjeve në Meppen, ish-ylli i Schalkes Donis Avdiaj është pezulluar nga Willem II.

Por, shkëlqimin e tij në fushën e lojës, sulmuesi i Kosovës e ka nën hijen e një problemi të shkaktuar së fundmi me tre bashkëlojtarë të tij.

Skuadra nga kampionati elitar holandez është përgatitur për t’u përballur në Emmen për ndeshjen e javës së 17-të, por gjërat s’kanë shkuar sipas planit.

Pak para ndeshjes, në hotel, Avdijaj së bashku me tre bashkëlojtarë thyen rregullat – nuk pushuan – duke dalur në qytet për një shëtitje.

Lojtari  kosovar ishte së bashku me Timon Wellenreuther, Thomas Meissner dhe Atakan Akkayank, por se nuk kishin marrë leje për të dalë në qytet.

Kështu, SPORT1.de, shkruan se Avdijaj me tre bashkëlojtarët e tij janë pezulluar nga trajneri i skuadrës, Adrie Koster.

Willem II e fitoi ndeshjen me rezultat, 2-0 ndaj Emmen, por mbetet të shihet nëse pezullimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje, raporton KosovaPress.

Top Channel