Të paktën 70 tregtarë u dëmtuan nga zjarri që ra mëngjesin e së hënës në tregun industrial të Laçit.

Malli është shkrumbuar dhe tregtaret thonë se zjarri është i qëllimshëm dhe dyshohet të jetë vënë sipas tyre për një konflikt mbi pronësinë e tregut.

Policia dhe zjarrëfikëset edhe pse ishin te pranishme ne vendin e ngjarjes nuk arritën dot të shpëtonin asgjë, por siguruan perimetrin e duhur për t’u ruajtur nga rreziku i shpërthimit të bombolave të gazit.

Ngjarja është nën hetim dhe policia nuk jep ende asnjë pistë zyrtare për shkakun e zjarrit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel