Po kërkon një dhuratë të pazakontë për Krishtlindje, në moment të fundit, për një person që ka gjithçka…? Mundesh ende ta surprizosh…për vetëm 51 euro!

Kushdo mund të bëhet bashkëpronar i një kështjelle mesjetare franceze, që po rrënohet, pas një fushate për mbledhje fondesh të nisur së fundmi.

Fushata për të blerë kështjellën e shekullit të XV në Ebaupinay vjen plot një vit, pas një tjetër fushate të ngjashme të suksesshme për blerjen e Chateau de la Mothe Chandeniers, me qëllim shpëtimin e saj nga rrënimi apo gllabërimin nga investitorë të paskrupujt.

Donatorët e interesuar kanë kohë deri ditën e Krishtlindjes për të ndihmuar në financimin e projektit. Për 50 eurot e para, donatorët kanë hyrje falas përjetë në kështjellë, e ftohen të marrin pjesë në vendimet mbi restaurimin e kështjellës dhe në projekt.

Çdo donator do të përfitojë aksione në një kompani të ngritur për të menaxhuar ndërtesën, për 1 euro shtesë për çdo 50 euro të dhuruara, gjë që i bën ata bashkëpronarë zyrtarisht.

Ebaupinay, me kullat e saj elegante, por që po shemben, është ndërtuar në stil gotik, në perëndim të Francës. Mbreti Luigji i XI besohet se ka kaluar një herë natën atje, por kështjella u dëmtua rëndë nga një zjarr në vitin 1793. Deri më tani janë mbledhur 550 mijë euro për blerjen e pronës, por nevojiten edhe të paktën 100 mijë të tjera për punime riparimi, që ajo të bëhet e sigurtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA