Dallga gjigante e cunamit të nxitur prej shpërthimit vullkanik ka shkaktuar jo më 168 të vdekur, por të paktën 222 deri më tani, e ka plagosur qindra të tjerë, pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet përreth ngushticës “Sunda” të Indonezisë.
Shifra e viktimave është përditësuar këtë të dielë, me zyrtarët e qeverisë që shprehin drojën se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë.
Indonezi, të paktën 168 të vdekur nga cunami që pasoi vullkanin (Foto)
Qindra ndërtesa u shkatërruan nga dallgët, që goditën brigjet jugore të Sumatrës dhe ato perëndimore të Javës, rreth orës 21:30 të darkës së të shtunës, pas shpërthimit të një vullkani të quajtur “Anak Krakatoa”, pasuesi i “Krakatoa”-s së famshëm.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë të gërmojnë nën rrënoja për të mbijetuar, ndërsa aktualisht, 222 janë konfirmuar të vdekur, 843 persona të tjerë rezultojnë të plagosur dhe 28 janë ende të zhdukur.
Top Channel