23/12 22:18
Plot 13 të vdekur kanë mbetur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, të ndodhur në një minierë në Republikën Çeke gjatë ditës së premte.
Zëdhënësi i kompanisë minerare, Ivo Celechovski tha se nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri në Republikën Çeke, humbën jetën 13 minatorë dhe u plagosën 10 të tjerë.
Shpërthimi ndodhi në minierën pranë qytetit Karvina të Çekisë, ndërsa autoritetet thonë se 11 prej viktimave janë me origjinë polake dhe dy të tjerë çekë.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe homologu i tij çek, Andrej Babis kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Të dy udhëheqësit pritet të mbërrijnë në minierë ditën e sotme.
Top Channel