Femra ideale për Enver Petrovcin duhet të ketë vetëm një cilësi

22/12/2018 22:37

Në këtë puntatë të vecantë të “Shiko Kush Luan” përvec të ftuarve që na argëtuan me lojërat e ndryshme, kishim mundësin të mësonim më shumë rreth të ftuarit special të mbrëmjes.

Enver Petrovci, aktori dhe regjisori shqiptar ishte i ftuar në rubrikën “180 sekonda” ku u pyet mbi teatrin e gjithcka që ka të bëjë me karrierën e tij, jetën personale, nga fëmijëria e deri më tani.
Në një moment Luana Vjollca e pyet Enverin se si do e përkufizonte femrën ideale me një fjalë.
“Unë jam në një fazë që kam nevojë për dashuri, dhe femra ime ideale është pikërisht ajo që di të dhurojë dashuri.” tregon ai.
Dashuria është gjëja më sublime dhe e vetmja gjë që të gjithë kemi nevojë. Deklarata e pastër dhe e bukur e Enverit është një mesazh domethënës për këdo.

Top Channel