2018-a ka qenë viti i Ed Sheeran, të paktën përsa i përket koncerteve. Në turneun e tij të fundit botëror janë porositur 4.8 milionë bileta, të barasvlefshme me 432 milion dollarë!
Këtë lajm e njofton revista e specializuar “Pollstar”, e cila është marrë me shqyrtimin e 10 turneve më fitimprurës të 2018-ës.
Në vend të dytë në klasifikim është Taylor Swift, e ndjekur pas ciftit të formuar nga Beyonce dhe Jay Z. Turneu i Ed Sheeran, i cili ka përshkuar 4 kontinente dhe është ngjitur mbi skenë 94 herë, ka rezultuar jo vetëm më i pasuri i vitit 2018, por edhe turneu me fitimprurjen më të madhe vjetore në 30 vitet e fundit, aq sa ka ekzistencë edhe revista Pollstar!
Pas tij, vjen kolegia Taylor Swift me turneun “Reputation”, me fitimprurje 345 milion dollarë dhe me 2.9 milion bileta të shitura. Në vend të tretë, cifti I formuar nga Beyonce dhe Jay Z, me 254 milion dollarë dhe 2.1 milion bileta të shitura, me turneun e tyre të quajtur “On the Run”!
Në vend të katërt në klasifikim gjendet këngëtarja Pink me turneun e saj “Beautiful trauma World”, me një fitimprurje prej 169 milion dollarësh dhe pothuajse 1.3 milion bileta të shitura. Për habi, grupi legjendar “Rolling Stones” gjendet i fundit në klasifikimin e kësaj liste, me 117 milion dollarë fitimprurje dhe me 750 mijë spektatorë në total!
Top Channel