Drama “Jugori” me regji të Dino Mustafiq ishte premiera e radhës e vënë në skenë nga trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni” në këtë fundvit.

Në qendër të dramës së autorit gjerman Fassbinder, të shkruar në vitin 1968, është një refugjat. Vepra ka në qendër të saj diskriminimin, si një nga fenomenet me të cilat po përballet Europa në ditët e sotme.

Vepra i vendos ngjarjet në Gjermani dhe në tërësinë e saj e tregon diskriminimin jo vetëm për arsye të individëve me kombësi të huaj, por dhe për arsye të besimit fetar, individualiteteve të ndryshme kulturore.

Për regjizorin Dino Mustafiq ishte një kënaqësi sjellja e kësaj drame në Shkodër për vetë historinë e këtij qyteti, por fatkeqësisht thotë ai, në teatër është shumë ftohtë, aspak e hijshme për një tempull kulture si teatri “Migjeni”.

Drama “Jugori” do të vihet në skenë më datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.

Top Channel