Ka mjaftuar një supergol i shënuar nga frederico Chiesa, që Fiorentina të mposhtë Milanin në “San Siro” dhe të largohet me 3 pikë të plota nga kjo transfertë.

Në një sfidë mjaft të luftuar, kuqezinjtë e Gattusos e ndjenë peshën e mungesave në mesin e fushës, ku përveç të dëmtuarve dhe pezulluarve, mungoi edhe Montolivo për zgjedhje teknike.

Me këtë fitore, Fiorentina ngjitet në vendin e 7 me 25 pikë, ndërsa Milani mbetet në vendin e 5-të me 27 pikë dhe komplikon rrugën për një vend në zonën Champions.

Me një gol të shënuar nga Raul Albiol në minutën e parë shtesë, fitoi edhe Napoli në sfidën e zhvilluar në shtëpi përballë Spalit.

Skuadra e Ancelottit mori kështu 3 pikët e plota në këët sfidë dhe reduktoi përkohësisht në 5 pikë diferencën nga Juventusi kryesues, ndërsa titullar në këtë takim ishte edhe mbrojtësi shkodran Elsied Hysaj.

Në sfidat e tjera, Prandelli mori fitoren e parë në stolin e Genoas, pasi mposhti Atalantën me rezultatin 3-1, ndërsa Empoli humbi 2-4 përballë Sampdorias.

Top Channel