Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot një mbledhje me Prefektët, Kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Në fokus të takimit ishin çështjet që lidhen me përgatitjet e MB-së dhe njësive vendore, për procesin e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019. Ministri pati një bashkëbisedim me drejtuesit vendorë, duke ndarë opinione për çështje e shqetësime, që lidhen me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ministri Lleshaj, që në krye të herës, e konsideroi procesin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale, me rëndësi të dyfishtë: për mirëqeverisjen nga njëra anë dhe për të dhënë një dëshmi të fortë të pjekurisë, që duhet të tregojë vendi për të qenë gati për hapjen e negociatave me BE-në.

Ndër detyrat e lëna nga Ministri i Brendshëm për njësitë vendore, veçohen: afishimi në vende të dukshme i listave zgjedhore; zgjedhja në kohë e ambienteve për qendra votimi, për të shmangur në maksimum ambientet private; përditësimi i Adresarit; shtimi i zyrave të Gjendjes Civile përgjatë 2019, vit kur duhen rinovuar rreth 1.4 milion karta identiteti, të cilave u skadon vlefshmëria. Ministri u kërkoi kryetarëve të bashkive, të tregojnë kujdes të shtuar, për të shmangur lëvizjet dhe regjistrimet fiktive të shtetasve, para periudhës elektorale duke theksuar se do të ketë kontrolle dhe do të merren masa për shkeljet.

Në funksion të nismës së “Policimit në Komunitet”, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë vendore do të krijojnë zyra për Zonat Policore, duke ofruar shërbimet më pranë qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA