“SHBA i ka vendosur afat Rusisë”, Zelensky: Trump do që lufta do të mbarojë në qershor, do të ketë presion ndaj Moskës
Donald Trump ka kërcënuar me një pezullim të gjatë të punës së qeverisë, nëse demokratët nuk pranojnë financimin e zotimit të tij për ngritjen e murit në kufi me Meksikën.
Në një seri mesazhesh në Tëitter, presidenti amerikan kërkoi 5 miliardë dollarët e aprovuara nga Dhoma e Përfaqësuesve, por që pritet të mos marrin “dritën jeshile” në Senat.
“Mbyllje sot, nëse demokratët nuk votojnë sigurinë kufitare”, ka shkruar shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Nëse marrëveshja nuk arrihet, një pjesë e qeverisë amerikane mbyllet sot në mesnatë. Mbyllja e pjesshme do të shënonte të tretën herë, që një gjë e tillë ndodh me agjencitë federale në 2018-n. Në rastin e një skenari të tillë, puna nuk do të rinisë deri pas Vitit të Ri, kur demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Presidenti republikan, ndërkohë, i ka irrituar disa pjesëtarë të partisë së tij në Senat, me urdhrin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Trump, që për këtë arsye shtyu edhe pushimet në Florida, i ka bërë thirrje udhëheqësit të republikanëve në Senat, Mitch McConnell, që të kërkojë të ashtuquajturën “mundësi bërthamore”, e cila do të lejonte miratimin e buxhetit me një shumicë të thjeshtë prej 51 votash, në vend të 60 votave të kërkuara.
Top Channel