Viti 2018 i Azdren Llullakut u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili në grumbullimet e fundit nuk është preferuar nga trajneri Christian Panucci, i hapi rrugën suksesit të thellë me shifrat 4-1 Astra Giurgiu ndaj gjigandëve rumunë të Dinamos së Bukureshtit.

I aktivizuar titullar numri 10 i Astras realizoi një gol spektakolar me një goditje nga distanca që në minutën e 7-të, ndërsa për tia bërë gjërat më të thjeshta Astras mendoi sërish Llullaku që në minutën e 36-të i serviri shokut të skuadrës Bus, topin e golit të 2-0.

Përfundoi 4-1 për Astran që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 31 pikëve në vendin e 5-të të klasifikimit. Për Llullakun ky ishte goli i 5-të në kampionat ndërsa asistoi për herë të 3-të. Duhej të ishte një derbi shqipatarësh mes ish dy shokëve të skuadrës, por aventura e Naser Alijit te Dinamo e Bukureshtit përfundoi ende pa nisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA