![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/bleterritesit_sd-800x450.jpg)
“Mjalti shqiptar të shkojë jashtë”/ Bletërritësit kërkojnë laborator për certifikimin e cilësisë
07/06 12:22
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Lezhës.
Një mësuese dhe një nxënëse u përplasën nga një automjet teksa po kalonin nga shkolla në anën tjetër të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Kolin Gjoka”. Mësuesja Eligona Gega, 23 vjeç, dhe nxënësja 16-vjeçare janë dërguar menjëherë në spital dhe burime nga ky spital bëjnë me dije se ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën uniformat blu, të cilat ndaluan drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe e shoqëruan atë në Komisariatin e Lezhës për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
Top Channel