U zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit Workshop-i me përfaqësuesit e klubeve kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2019-2020.

Ky Workshop organizohej nga sektori licencimeve në FSHF për të trajnuar dhe orientuar klubet mbi hapat që duhet të ndjekin për këtë proces në lidhje me pesë kriteret e përcaktuara nga UEFA, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ dhe ligjor, që duhet të përmbyllen deri më 28 Shkurt 2019. Kriteri financiar, që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e licencës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.

Drejtuesi i sektorit të Licencimeve Eduard Gjini informoi klubet në lidhje me risitë e këtij procesi për sezonin e ardhshëm futbollistik dhe u bëri me dije se sektori i Licencimeve do të zhvilloj takime dypalëshe me të gjithë klubet kandidate për të parë situatën e tyre dhe për t’i asistuar së bashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA