Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kuvend se “përfaqësuesit e krimit janë zhdukur si minjtë”, duke iu referuar mazhorancës dhe shtoi se “po kërkojnë të mbrohen me thinjat e Majkos”.
“Sot është ditë historike, është amandamendt historik i opozitës kundër krimit në politikë. A nuk vë re ti zonja kryesuese e seancës se përfaqësuesit më të zi të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos? Ku janë ata? Pse kanë frikë? Mendojnë se imazhi i Pandeliut do t’i lajë fytyrën sot. Të vijnë aty se sytë e kombit janë në ato karrige, bajlozë të krimit që po e zhbëjnë vendin. Ndërprit seancën, detyroji të vijnë aty dhe të qëndrojnë. Duhet të jesh në lartësinë e detyrës. Ti Pandeli ngjet si fals aty, i keqpërdorur, thirri kolegët të jenë aty, se duan të maskohen me ty”, tha Berisha.
Top Channel