Berberi i talentuar Azem Sheshi ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të na njohur me disa nga teknikat e tij të veçanta të qethjes.

Azemi tregoi se çdo gjë ka nisur si një pasion në moshë të re e me kalimin e kohës ai është shndërruar në një profesionist të vërtetë.

I njohur për qethjen me çakmak dhe qiri, qethjen me tre gërshërë në një dorë si edhe qethjen me sy mbyllur, djaloshi 24 vjeçar nga Rrogozhina ka qenë fitues i disa konkurseve ndërkombëtare.

Sot në studio ai realizoi një qethje live duke ndërthurur disa nga teknikat, që sipas tij i zotëron vetëm ai.

Si fillim shkurtoi flokët me flakë të krijuar nga çakmaku, vijoi me prerjen me brisk dhe e përfundoi modelin duke qethur me tre gërshërë njëkohësisht, madje edhe me sy mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA