Përgjatë gjithë këtyre javëve, të ftuarit në “Shiko kush Luan” në Top Channel kanë sjellë pozitivitet dhe energji të mirë për publikun ndaj edhe këtë herë s’mund të ndodhë ndryshe.
E shtuna mbrëma vjen me shumë dashuri, emocione të shprehura hapur, situata komike me shumë humor, rrëfime ekskluzive, shprehje dëshirash, planesh e ndjesish si dhe përgjigje pikante të pyetjeve ngacmuese nga gjashtë të ftuarit e kësaj të shtune: Meda, Besnik Qaka, Vilma Masha, Erisa Xhixho, Mateos Frroku e reperi S4MM e me pjesëmarrjen e veçantë të Enver Petrovcit në një intervistë “kokë më kokë” me autoren dhe moderatoren Luana Vjollca.
Me batuat e dy kapitenëve, Florit dhe Adit si dhe me pjesëmarrjen gjithnjë të këndshme të Fifit dhe orkestrës së Top Channel, kjo e shtunë mbrëma në “Shiko kush Luan” nuk duhet humbur.
Shumë muzikë, argëtim e hare në këtë puntatë të dedikuar Krishtilindjes dhe dashurisë, atmosfera e së cilës do u përfshijë edhe nëpërmjet ekranit.
Top Channel