Foto arkiv

Një tjetër shpërthim tritoli ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës, teksa kësaj here fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale.

Mësohet se në automjetin e Vezir Bellos, i cili ka qenë parkuar brenda oborrit të banesës së këtij të fundit, është vendos një sasi lënde eksplozivi.

Nga shpërthimi automjeti është dëmtuar, për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimin për ngjarjen si dhe po marrin në pyetje ppronarin e automjetit për ndonjë konflikt të mundshëm.

Top Channel