Një vendim i papritur i një gjykate supreme braziliane të mërkurën, mund të çojë në lirimin e shumë diskutueshëm nga burgu të ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u dënua për korrupsion këtë vit.
Nuk është e qartë nëse ose kur Lula mund të lirohet, sepse vendimi i Gjyqtarit Marco Aurelio Mello, i dorëzuar vetëm disa orë përpara se gjyqtarët të fillojnë pushimet e Krishtlindjes, mund të përmbyset më vonë të mërkurën, nga një tjetër gjyq në gjykatën e lartë.
Vendimi duhet të dëgjohet nga gjykata e lartë pasi të kthehet nga pushimet e saj në shkurt, duke nxitur një diskutim më të thellë kushtetues, që mund të kishte implikime të gjera për hetimet e korrupsionit të Brazilit dhe sistemin e drejtësisë penale.
Nëse Lula do të lirohet, kjo do të nxiste të majtën e demoralizuar të Brazilit, ende e shtangur pas zgjedhjeve të tetorit ku triumfoi e djathta ekstreme e Jair Bolsonaro, i cili ka premtuar të ndryshojë politikat e futura gjatë dy mandateve të ish presidentit.
Lula, 73 vjeç, u burgos në prill pasi u dënua me më shumë se 12 vjet burg dhe u përball me gjashtë gjykime të tjera lidhur me akuzat për korrupsion. Ai mbron pafajësinë e tij, duke këmbëngulur se ai është një i burgosur politik, i burgosur në një orvatje për të bllokuar atë nga kandidimi për presidencën.
Argumenti i tij fitoi tërheqje kur gjyqtari i Gjykatës kundër korrupsionit, Sergio Moro, i cili udhëhoqi hetimin gjithëpërfshirës që ndihmoi Lula-n të qëndrojë prapa hekurave, pranoi një ofertë nga Bolsonaro të jetë ministri i ardhshëm i drejtësisë i Brazilit. Presidenti i zgjedhur merr detyrën më 1 janar.
Gjykata federale që dënoi Lulën vitin e kaluar konfirmoi se kishte marrë tashmë disa peticione ligjore që kërkonin lirimin e tij në bazë të vendimit të së mërkurës, por tha se nuk kishte kornizë kohore kur të merrte një vendim.
Top Channel