Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja lidhur me Rusinë të mërkurën, të shtuara në një listë të zezë të krijuar në prill, për të ndëshkuar individë të dyshuar si të përfshirë në një fushatë të mbështetur nga Kremlini, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Departamenti i Thesarit i SHBA-ve e shoqëroi atë zhvillim, me një njoftim se do të heqë sanksionet ndaj kompanisë së madhe të aluminit Rusal dhe dy firmave të tjera të lidhura me Oleg Deripaskan, pasi u arrit një marrëveshje për shkëputjen e kontrollit të oligarkëve rusë mbi ta.

Sanksionet e reja synonin 15 anëtarë të një shërbimi të inteligjencës ushtarake ruse dhe katër subjekte të përfshira në ndërhyrjen e supozuar të zgjedhjeve, sulmin e Agjencisë Botërore Anti-Doping dhe aktivitete të tjera “të këqija” në mbarë botën, thuhej nga Thesari në një deklaratë në faqen e internetit.

Veprimi, i cili pasoi sanksionet e prillit ndaj shtatë oligarkëve dhe 12 kompanive, ishte “në përgjigje të mosrespektimit të vazhdueshëm të normave ndërkombëtare nga ana e Rusisë”, thuhej më tej në deklaratën e Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC).

Individët e sanksionuar përfshijnë disa oficerë të inteligjencës që thuhet se u angazhuan në sulmin e zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe në fushatat për të “mbjellë” mosmarrëveshje rreth mediave sociale me qëllim dëmtimin e zgjedhjeve të SHBA-ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA