Pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu disa herë seancën.

Edhe pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku u mor vendim që Hasa të përjashtohej me 10 ditë, ky i fundit nuk ka pranuar që të lërë sallën.

Në këtë situatë, Gramoz Ruçi vendosi që seanca të shtyhej dhe të rinisë në orën 18:00.

Ndërkohë, deputetët demokratë kanë vendosur që të organizojnë një mbledhje të grupit parlamentar për orën 17:30 për të diskutuar mbi atë çfarë do të bëjnë në seancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA