Ndryshe nga ç’pretendon kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se kush ishte ai që i dha vezët deputetit demokrat, Endri Hasa, ky i fundit zbulon përmes rrjetit social Facebook këtë dilemë.

“Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari, që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”, shkruan mes rreshtash ai.

“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Shkencave të Natyrës. ‘Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues’, më thanë studentët. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur ‘sot je student’”, shkruan në statusin e tij deputeti Hasa.

Në fund, ai shton se “shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në Parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA