Opozita shqiptare ka kërkuar dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë, duke kërkuar madje edhe rrëzimin e ligjit të miratuar më parë në Kuvend nga mazhoranca.
Pasi ka rimarrë fjalën në seancën plenare, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se buxheti i shtetit për arsimin është i pamjaftueshëm dhe absolutisht i lartë.
Basha tha se kërkesat e studentëve duhet të plotësohen menjëherë dhe pa dialog dhe që buxheti për arsimin e lartë duhet të dyfishohet.
Kryedemokrati shtoi se studentve po iu bëhet një padrejtësi e madhe si ajo e banorëve në zonën e “Unazës së Re”.
Në fjalimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e quajti kryeministrin Rama një të çmendur psikik, i cili duhet të kurohet. Ajo kërkoi një kertelë mjekësore për çdo njeri që drejton vendin.
“Kjo foltore është kapur peng, nga një i sëmurë psikik. Buxhetin e kontrollon një i çmendur. Duhet t’i kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që drejton këtë vend. Kërkesat e tyre janë shumë të thjeshta. Ato paratë, mos ua jepni oligarkëve, mos t’i them këtu me emra unë, por studentëve, sepse problemi do qëndrojë tek ty, nuk do të mbajnë më. Nuk ishte një lëvizje partiake, kjo e studentëve, ka edhe anëtarë të partive, por e patë që ishte një lëvizje gjithëpërfshirëse”.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka mbrojtur kauzën e saj në ligjin e arsimit të lartë, edhe pse i cilësoi kërkesat e studentëve të drejta. Nikolla tha se “Basha vijon të ndjekë rrugën e shpifjeve dhe denigrimit. Nuk e ul kokën të më zmbrapsni mua para jush, gaboheni. Unë jam në rrugën e duhur”.
“Shpifja gargarë në gojën tuaj mendoni se është mënyra më e mirë për të bërë votat për nesër apo kujtoni se do më zmbrapsni mua të ul kokën për baltën tuaj. Gaboheni. Koha po flet dhe do të flasë për rezultatet tona në arsim. Këtu do të jemi dhe do të shohim të gjithë.Do të flas dhe për vendimmarrjet e mia, ndryshe nga Ministrat tuaj sa në presionin e partisë, sa në presionin e korrupsionit. O sa rehat kanë qenë, e lanë tërë sistemin arsimor krejt në rënie të lirë. Në këto 5 vite kemi ndërmarrë reformë sistemike. Ka ende shumë rrugë drejt cilësisë. Por sot këta studentë protestues nuk konkurohen nga Universitete piramida. Më thoni një reformë modernizuese të sistemit arsimor në kohën tuaj”.
Top Channel