Kur gjithë Shqipëria festonte/ Nata e paharruar e 2-1 ndaj Greqisë dhe tragjedia e Gramoz Palushit. 4 shtator 2004, kur historia u gdhend
Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së merkatos, por përfundimisht mbrojtësi brazilian i Juventusit, Alex Sandro ka vendosur të vazhdojë me bardhezinjtë.
Pasditen e sotme, futbollisti ka firmosur një kontratë të re me klubin torinez, duke e zgjatur bashkëpunimin mes palëve deri në vitin 2023, ku natyrisht janë përmirësuar ndjeshëm edhe termat ekonomike.
Alex Sandro është kërkuar me vijimësi nga Mourinho kur ishte në stolin e Manchester Unitedit, Chelsea, por edhe nga klubi francez i Paris Saint Germain, që kanë ofruar deri në 60 milionë euro për kartonin e tij.
Gjithsesi pas thuajse 4 sezonesh me fanellën bardhezi, mbrojtësi brazilian ka firmosur sot për të mos ndryshuar ngjyrën e bluzës edhe për 4 vitet e ardhshme.
Top Channel