Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Rusia, Irani dhe Turqia, mbështetës të palëve kryesore në luftën komplekse civile të Sirisë, të martën nuk arritën të bien dakord mbi përbërjen e një komiteti kushtetues sirian, të sponsorizuar nga OKB, por i bënë thirrje që të mblidhet në fillim të vitit të ardhshëm për të nisur një proces të qëndrueshëm paqësor.
Në një deklaratë të përbashkët të lexuar nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas takimit me ambasadorin e paqes të Sirisë Staffan de Mistura në Gjenevë, ata thanë se nisma e re duhet të udhëhiqet “nga një ndjenjë kompromisi dhe angazhimi konstruktiv”.
Ministrat e jashtëm të të tre vendeve kishin shpresuar të nënshkruanin propozimin e tyre të përbashkët në një komision – i cili mund të çonte në zgjedhje – dhe të fitonte bekimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Por deklarata e të treve nuk përmendte përbërjen e panelit, duke treguar për mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi listat e kandidatëve të paraqitur nga presidenti sirian Bashar al-Assad dhe kundërshtarët e tij rebelë.
Mevlut Çavusoglu, duke folur për mediat shtetërore turke, tha vetëm se të tre pushtetet kishin dhënë “kontribut të rëndësishëm” për krijimin e panelit dhe që u vlerësuan emrat e sugjeruar nga udhëheqësi sirian.
Top Channel