Mbreti Salman i Arabisë Saudite njoftoi një buxhet prej 1.11 trilionë riyal saudit ($ 295 miliardë), më i madhi i mbretërisë ndonjëherë dhe tha se qeveria do të ecë përpara me reformat ekonomike.

“Jemi të vendosur të ecim përpara me reformën ekonomike, të arrijmë disiplinë fiskale, përmirësimin e transparencës dhe fuqizimin e sektorit privat”, tha ai në një fjalim televiziv.

Sipas planit ekonomik “Vizioni 2030”, i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, Rijadi po kërkon të krijojë më shumë vende pune për sauditët, por bizneset janë goditur rëndë nga rritja e taksave dhe hapa të tjerë për të ngushtuar deficitin buxhetor të qeverisë.

Në muajin Nëntor, në Rijad u mbajt edhe një konferencë ndërkombëtare investimesh, ku Arabia Saudite garantoi mbështetje për projekte në shumë vende të botës, që kapin vlerën e miliarda dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA